Kryetari i grupit parlamentar të PD-së tha në Kuvend se Policia e Shtetit ka lejuar dje një tubim të paligjshëm para GJKKO dhe se nuk ka marrë asnjë masë.
Është penguar për minuta që ky i korruptuar që të dërgohej në paraburgim duke penguar hyrje-daljet e makinës. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të policisë. Zotëria duhet të kërkonte ndjesë, të raportonte masat që ka marrë ndaj drejtuesve të policisë. Nga drejtori i përgjithshëm e më tej që kanë lejuar që të urdhërohet administrata për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Policia ka lejuar një tubim të paligjshëm nuk kemi dëgjuar që ka nisur procedim ndaj drejtorëve batakçinj, dhe të japë llogari se ku ishte Policia e Shtetit.
Në përgjigje të këtyre akuzave, ministri Hoxha dhe se grumbullimi i qytetarëve ishte i menjëhershëm dhe pa lajmërim, por që efektivët kanë qenë aty. Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se dje nuk pati asnjë incident.
Dje në mënyrë të menjëhershme simaptizantë janë grumbulluar përpara SPAK për të mbështetur kryetarin e bashkisë. Nuk kemi të bëjmë me një tubim, apo protestë të lajmëruar më parë. Jemi në kushtet kur këta simpatizantë dëshironin të ishin prezentë gjatë dhënies së këtij vendimi. Kur këta qytetarë u grumbulluan forcat e policisë janë afruar dhe janë shtuar me përforcime deri në përfundim të dhënies së gjykimit. Për shkak të grumbullimit është bërë disa minuta bllokimi i rrugës, por nuk është e vërtetë që policia e braktisi detyrën dhe nuk mori përsipër detyrën dhe misioni për të ruajtur perimetrin e SPAK. Edhe Garda edhe punonjësit e policisë ishin aty. Grumbullimi ishte i menjëhershëm, njerëzit erdhën papritur. Dje nuk ka pasur asnjë incident.



