Fitorja e paralajmëruar në një varg të Biblës/ Një koincidencë e çuditshme në zgjedhjet polake

Fitorja e paralajmëruar në një varg të Biblës/ Një koincidencë e çuditshme në zgjedhjet polake

Një koincidencë e çuditshme mes kalendarit të kishës dhe ditës së zgjedhjeve ka ndezur polemikat në Poloni. Një varg i Biblës u përdor masivisht në meshat e së dielës së shkuar, që rastisi të ishte edhe ditë zgjedhjesh lokale. Vargu vjen nga Psallmi 33, në polonisht “Bóg kocha prawo i sprawiedliwość”, ose “Zoti e do ligjin dhe drejtësinë”.

Partia Ligj Drejtësi (PiS) e qeveris Poloninë që prej vitit 2015 dhe mediat pranë pushtetit e përdorën vargun e mësipërm si titull, ndërsa politikanë dhe figura të njohura shfaqeshin duke i lexuar fjalët e Biblës. Megjithatë, në artikujt në fjalë shmangej përmendja e zgjedhjeve, kjo për shkak të ligjit që ndalon sloganet në ditën e zgjedhjeve.

Në të kaluarën, kisha polake është përballur me kritika për lidhjet e saj me të djathtën. Megjithatë, zgjedhja e këtij vargu për meshat e së dielës bazohet në rotacionin e leximit të Biblës në këtë vend prej më shumë se gjysmë shekulli dhe kjo e bën atë tërësisht rastësore.

Për pasojë, vëzhguesit e zgjedhjeve vendosën se kisha nuk kishte lidhje në këtë mes dhe ligjet elektorale nuk janë shkelur.

Sipas exit polleve, Partia Ligj dhe Drejtësi i ka fituar zgjedhjet lokale, pavarësisht se me një rezultat më të dobët se në vitin 2015.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy