
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë dhe ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave të tjera.
Analisti nga Kosova, Milazim Gashi, në një intervistë për “MCN live”, thotë se deklarata e Kurtit është më shumë për të krijuar një lloj ‘status-quo’ dhe të shmanget formimi i institucioneve, pasi është e qartë se Kurti nuk ka fuqinë e votës për të krijuar qeverinë.
Deklarata e Kurtit në këtë fazë është më shumë që të krijohet një lloj ‘statu-quo’ në këtë fazë që të iket nga themelimi i institucioneve mirëpo po shihet shumë qartë që Kurti nuk e ka fuqinë votës të krijojë qeverinë.
Andaj, deklarimet e Kurtit në një farë forme, e shohim të vonuar për shkak se numri i votave ne një muaj është i vonuar sepse për 48 orë në Kosovë, rendon janë numëruar dhe zgjatja e këtyre numërimeve është e paprecedent, sa i takon qeverisë.
Institucionet përkatëse që kontrollojnë çdo hyrje-dalje të sistemit te IP në Kosovë, SHIK, ka teknologji më të avancuar në botë sa i përket sistemit te teknologjisë, andaj çdo deklarim i Kurti pa një koordinim të ekspertëve e gërshetojnë dhe janë të thirrur në atë pikë e shohë si ‘fake’ sepse e dinë shumë saktë se Serbia jo vetëm që tenton të ndërhyj por ka të pamundur për shkak se Kosova ka sistem më të avancuar se sa Serbia brenda shtetit.
Analisti Gashi theksoi se deklaratat e Kurtit janë më shumë politike sesa operacionale dhe hulumtuese.
Ai shtoi se kryeministri duhet të kërkojë llogari nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe jo të akuzojë Serbinë.
Deklarata e Kurtit është përpjekje për të hedhur përgjegjësinë tek të tjerët dhe se i vetmi opsion është të kryhet një hetim i thellë për të zbuluar se kush e ka prekur sistemin e KQZ-së.
Kurti duhet të drejtojë kërkesat për hetim tek Prokuroria e Kosovës dhe jo të nxjerrë konkluzione pa pasur informacione të plota, duke nënvizuar se Serbia nuk ka mundësi teknologjike për të ndërhyrë në sistemin e Kosovës, i cili është shumë më i avancuar se ai i Serbisë.
Kurti ka mangësi në informacion dhe se deklaratat e tij janë më shumë të motivuara nga politika sesa nga një kërkim real të faktit.



