Ligji i ri në Skoci: Pecetat sanitare për femrat bëhen falas

Ligji i ri në Skoci: Pecetat sanitare për femrat bëhen falas

Taksa e tamponit është një temë që i bën shumë njerëz të ngrenë vetullat. Temë tabu njësoj si për vetë menstruacionet, për të cilat përdoren ende sinonime si cikli, tezet etj., por edhe për lojërat e fjalëve të tipit "Jam e padisponueshme ca ditë”. Fakti është që në shumë vende pecetat sanitare të grave janë taksuar deri më tani si një mall luksozi, siç është tartufi, për të dhënë një shembull.

Por në Skoci, së fundmi, parlamenti ka aprovuar një projekt-ligj të ri që synon t’i bëjë pecetat dhe tamponët pa pagesë, duke i vënë ato në dispozicion në qendrat e grumbullimit të të rinjve siç janë qendrat sociale. Ende nuk është bërë por është drejt asaj rruge. Në Skoci ka një term prefekt për të sqaruar se për çfarë po flasim: "varfëria e periodave".

Sepse në një epokë të pabarazive sociale, menstruacionet gjithashtu rritin hendekun, pasi kostoja e pecetave sanitare është shumë e lartë. Sipas vlerësimeve, në fakt, gratë me një cikël që zgjat mesatarisht 5 ditë mund të shpenzojnë deri në 8 paund në muaj (rreth 12 euro).

Një hap drejt rrëzimit të një tjetër elementi të diskriminimit gjinor? Meshkujt do të thonë: po ç’janë këto? Sikur kërkesat e grave të ishin gjithmonë të ekzagjeruara dhe të viktimizuara. Pra, le ta kujtojmë se në Nepal deri para pak kohësh ka vijuar praktika mijëvjeçare që njihet si khaupadi, domethënë burgosje e grave me menstruacione në kasolle të izoluara, ku ato nuk mund të hanë e pinë, por rrezikojnë të kafshohen nga gjarpërinjtë. / La Stampa /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy