Shkurtaj tregon problemin e vogël dhe detyrën e madhe të gjuhës shqipe

Shkurtaj tregon problemin e vogël dhe detyrën e madhe të gjuhës shqipe

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se gjuha shqipe ka një problem të vogël dhe një detyrë të madhe.

Sipas gjuhëtarit, problem është gjuha që përdor administrata shtetërore. Ndërsa detyrë është nevoja për një përpunim të gjuhës dhe një higjienë gjuhësore, duke shmangur huazimet dhe fjalët e kota. 

Unë besoj se gjuha shqipe sot ka një problem të vogël dhe një detyrë të madhe. Problemi i vogël është që administrata shtetërore, njerëzit që punojnë në zyra, kanë detyrën që gjuhën shqipe standarde ta përdorin sa më mirë dhe sa më drejt, e para. Të bëjmë atë higjienën gjuhësore. Janë disa teprime në fjalë të huaja, në reklamat e TV, ka metafora të kota që të lodhin. Disa gjëra mund të hiqen, siç krihen flokët. Shqipja ka nevojë sot të përpunohet më tej. Unë jam me mendimin që gjuha shqipe e njësuar nuk është e vetmja”.

Shkurtaj u shpreh se sa herë që do të shkruaj diçka të bukur lexon Fishtën, duke shtuar se pa lexuar këtë shkrimtar, nuk mund ta kuptosh Malësinë.

Herë pas here kur dua të shkruaj ndonjë gjë të bukur, lexoj Gjergj Fishtën. Kur kam ndonjë vështirësi e hap, e lexoj. Në Malësi ka pasur rapsodë që e dinin ‘Lahutën e Malësisë’ përmendësh. Fishta ka madhështinë, ka rrënjë të thella në popull. Pa lexuar Fishtën nuk mund të kuptosh Malësinë tonë. Fishta ishte i drejtë dhe tregon që malësorët ishin trima që u ndeshën me trima. Ta lexojmë 'Eposin e Kreshnikëve' siç lexojmë një lëndë mësimore. Fishta, Anton Harapi, etërit françeskanë kanë përfituar. Fishta që këndon për këta njerëz të Mbishkodrës, nuk i ka sajuar nga vetja, i ka njohur personalisht, ua ka ditur namin, ua ka ditur vlerën e Kuvendit. Fishta sigurisht që duhet lexuar, jo si dikur, që kapeshin te vargu...Më vjen keq, më vjen për të qarë kur di që gjysma e Malësisë së Madhe është në Malin e Zi. Edhe gjysma më e mirë. Shtëpia e Ded Gjo Lulit, farefisi i Ded Gjo Lulit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy