
Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny do të transferohet në një spital. Kështu kanë njoftuar shërbimet ruse të burgjeve (FSIN).
Siç shkruan Euronews, gjendja shëndetësore e Navalny është përkeqësuar pasi është në javën e tretë të grevës së urisë, ndërkohë që ka pranuar të marrë vetëm suplemente vitaminash.
Mbështetësit e tij kanë hedhur poshtë transferimin e tij në një spital për të dënuarit.
Mjekët personalë të Navalnyt dhanë alarmin të Shtunën mbi gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të opozitës. Kreu i opozitës i burgosur, thanë ata, kishte humbur 50 kg në më pak se tre javë pasi hyri në grevë urie dhe rrezikon të shkojë në arrest kardiak.
Ndërkohë figura të larta në Francë, Gjermani dhe SHBA kanë paralajmëruar se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë nëse shëndeti i Navalny përkeqësohet më tej.



