Fevziu: Shqipëria ka nevojë për një Presidente grua

Fevziu: Shqipëria ka nevojë për një Presidente grua

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", teksa foli për emrin e ri të Presidentit u shpreh se Shqipëria sot ka nevojë për një Presidente grua.

Ai tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kosovës, për të zgjedhur një grua dinjitoze që të përfaqësojë vendin.

Ndërsa lidhur me aludimet se Basha mund të jetë kandidat për president, Fevziu tha se nuk e beson një skenar të tillë.

Pse duhet PS të negociojë për presidentin kur i ka votat e saj. Le të gjejë një personalitet të opozitës, apo të paanshëm i cili mund të jetë dhe më i besueshëm për publikun. E kam dëgjuar dhe variantin e Bashës por nuk e besoj këtë. Një person që humbi votat një muaj më parë, ti japësh President të Republikës... Në parim, posti i Presidentit nuk është kaq i rëndësishëm, por lidhet me një dinjitet të caktuar.

Unë gjykoj që Shqipëria ka ardhur koha të ketë një grua Presidente. Më e mira do të ishte të kishte një grua. Të mos ishte pjesëtare apo militante e Partisë Socialiste.  Të gjejnë një personalitet. Kosova ka patur dy gra presidente. Jahjaga për shembull ka qenë shumë korrekte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy