Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë përgjithësisht e mirë pas disa sfidave

Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë përgjithësisht e mirë pas disa sfidave

Astrologia Elena Demollari solli edhe këtë të hënë parashikimin javor për 12 shenjat e Zodiakut përmes letrave Tarot, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Sipas saj, java pritet të jetë përgjithësisht e mirë për të gjitha shenjat, megjithëse nuk do të mungojnë disa pengesa të vogla, kryesisht bllokime mendore dhe situata jo serioze, të cilat mund të kapërcehen me qetësi dhe maturi.

Dashi

Kjo javë sjell një mbingarkesë të madhe pune dhe lodhje mendore. Mos merrni vendime të nxituara dhe shmangni ndikimin e të tjerëve. 

Kujdes nga disa situata që lidhen me udhëtime ose agjenci udhëtimi.

 Nevojitet qetësi dhe relaksim. Përgatituni për përmirësim financiar. Dielli ju jep energji pozitive dhe mundësi për zgjidhje të çështjeve ligjore.

Demi

Java do të jetë disi e trazuar emocionalisht. Ndarje dhe ribashkime janë të mundshme, ndërsa dikush mund t’ju thyejë zemrën. 

Kujdes nga persona materialistë ose negativë që tentojnë t’ju manipulojnë. 

Megjithatë, situatat do t’i merrni në dorë. Pavarësisht konfuzionit dhe problemeve familjare apo personale, në fund do të ketë fillime të reja.

Binjakët

Keni kaluar momente të vështira emocionale, por përpara jush do të paraqiten dy mundësi ose zgjedhje. Gjërat që duken të ngrira do të ecin përpara. 

Do të ketë përfitime të vogla financiare, udhëtime të gjata dhe një balancim të përgjithshëm pozitiv.

Gaforrja

Mund të ndiheni të bllokuar mendërisht. Është e rëndësishme të çliroheni nga mendimet negative. 

Ka një errësirë të lehtë në punë dhe dashuri, por situatat do të stabilizohen. 

Kujdes nga tradhtitë dhe iluzionet. Telefonata dhe rikthime nga e kaluara janë të mundshme. Familja do të luajë rol kyç këtë javë.

Luani

Ju pret një rritje ekonomike dhe financiare. Keni nevojë për qetësi dhe relaks. Intuita juaj është shumë e fortë. Edhe pse Venusi mund të sjellë bllokime të vogla në dashuri, gjithçka do të zgjidhet me kreativitet.

Fejesa, martesa, shtëpi të reja dhe lajme të mira janë në horizont. Projektet do të realizohen.

Virgjëresha

Zemërthyerje në dashuri ose largim nga një punë mund t’ju shqetësojë. 

Megjithatë, pavarësisht pengesave, gjërat do të stabilizohen. Kujdes nga persona që nuk ju duan të mirën. Mund të ketë shqetësime të vogla shëndetësore, por financiarisht do të jeni mirë. 

Në fund do të dilni fitues.

Peshorja

Dikush mund të lexojë mendimet tuaja ose të ketë qëllime hakmarrjeje ndaj jush. Merkuri ju ndikon fort psikologjikisht. 

Në çështje juridike, është mirë të konsultoheni me një avokat. Edhe pse do të mërziteni pak, në fund do të dilni fitimtarë.

Akrepi

Bllokimet mendore do të çlirohen. Telefonata dhe rikthime nga e kaluara do të sjellin emocione të forta. Do t’i besoni intuitës suaj. 

Financiarisht jeni të kompletuar. Ribashkime janë të mundshme, ndërsa sfidat do të jenë të vogla dhe të përballueshme.

Shigjetari

Keni kaluar zhgënjime në punë, biznes, fat dhe dashuri. Mos u ktheni pas, por ecni përpara. 

Dy përgjigje të rëndësishme do t’ju vijnë. 

Universi do t’ju dhurojë një surprizë të bukur.

 Do të merrni një vendim të rëndësishëm dhe dëshirat tuaja mund të realizohen.

Bricjapi

Java sjell mbingarkesë dhe konfuzion. Mos merrni mendime nga të tjerët pa u konsultuar me specialistë, sidomos në çështje ligjore. 

Kujdes nga persona që tentojnë t’ju mashtrojnë. Pavarësisht gjithçkaje, gjendja e përgjithshme do të jetë e mirë.

Ujori

Debate dhe mosmarrëveshje mund të shfaqen këtë javë, ndaj përpiquni t’i shmangni. Mund të ndiheni të pasigurt dhe të paqëndrueshëm. 

Kujdes nga mashtrimet. Megjithatë, nga ana shpirtërore, fundi i javës sjell lajme të mira.

Peshqit

Pavarësisht situatave të paqarta, do të dilni me sukses. Keni të bëni me persona xhelozë, por do të gjeni zgjidhje në biznes. 

Do të merrni lajme të përziera, por gjithçka do të qartësohet. Rrota e fatit është në anën tuaj dhe pritet një ngritje ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy