
Genti Beqiri, ish-drejtor në Agjencinë e Investimeve deklaroi në studion e emisionit se sektori i call-center ka pësuar një rënie graduale në dy vitet e fundit kryesisht si pasojë e pandemisë.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Beqiri tha se informacioni i këtyre kompanive nuk është i hakerueshëm dhe sulmet e fundit kibernetike nuk ndikojnë në zhvillimin e Call Center-ave.
Ka qenë një sektor në zhvillim. Ka kontribuar dhe mori zhvillim, diversifikim dhe ka dhënë kontribut në ekonomi kryesisht për moshat e reja duke ulur nivelin e papunësisë. Në periudhat e fundit, në dy vitet e fundit ka pësuar rënie graduale si pasojë e pandemisë, por edhe sa i përket problematikave që ka hasur vendi ynë sa i përket rrjedhjes së informacioneve dhe hakerimet të portaleve.
Databaza që Call Center-at kanë është informacion i mbyllur, nuk është i hakerueshëm. Në Call Center-a merren me tregje të huaja, nuk ka lidhje fort se çfarë ndodh me hakerimin e portaleve shtetërore.
Çështja e problematikës së hakërimit nuk prek Call Center-at, ngre një problematikë, por databaza është e mbyllur dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ka qenë problematike, problematikat që merreshin me trajtimin e bursave bitcoin që kanë qëlluar dhe mashtrime. Kjo ndikon më tepër sesa hakërimi dhe pandemia.



