Aksi Librazhd-Prrenjas mbetet i bllokuar/ Po shqyrtohen rrugë alternative, disa fshatra pa energji elektrike (VIDEO)

Aksi Librazhd-Prrenjas mbetet i bllokuar/ Po shqyrtohen rrugë alternative, disa fshatra pa energji elektrike (VIDEO)

Aksi kombëtar Librazhd-Prrenjas nuk u hap mesditën e kësaj të hëne, ashtu siç ishte parashikuar. 

 

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar shembje dhe rrëshqitje dheu edhe më masive, duke e rënduar ndjeshëm situatën dhe duke dëmtuar punimet për “By Pass-in” provizor që po ndërtohej në zonë.

 

Gazetarja Entela Duka, në një lidhje direkte me studion e lajmeve në MCVN, bëri me dije se ura në këtë segment ka pësuar degradim të mëtejshëm, duke u bërë përfundimisht e papërdorshme. 

 

Sipas saj, kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të rrugëve alternative në zonat rurale përreth.

 

Kozeli ka sqaruar se janë në vlerësim dy opsione të reja: përdorimi si rrugë alternative i segmentit nga zona e Spathar, i cili mund të aksesohet edhe nga automjetet, si dhe hapja e një rruge sekondare pranë fshatit Dragostunjë.

 

Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut vijojnë të jenë aktive. Po kryhet edhe demontimi i disa shtyllave elektrike të dëmtuara, çka ka lënë disa fshatra pa energji elektrike. 

 

Banorët e Dragostunjës janë detyruar të përdorin rrugë alternative, duke u ngjitur në kodra për të arritur në banesat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy