Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Francë, një shqiptar në krye të grupit kriminal

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Francë, një shqiptar në krye të grupit kriminal

Një bandë kriminale e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore është shkatërruar nga policia franceze.

17 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, përfunduan në prangat e policisë në zonën e Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Maritimes, raportojnë mediat vendore.

Policia franceze nuk ka publikuar identitetin e asnjë prej të arrestuarve, ndërsa të prangosurit janë të moshave nga 19 deri 57 vjeç.

Nga të arrestuarit, është edhe një femër. Në krye të bandës është një shqiptar, 45 vjeç.

Mësohet se shqiptari ishte element i njohur kriminal për policinë, i arrestuar edhe dy herë më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari u prangos në jug të Rennes. Gjatë kontrolleve u zbulua lëndë narkotike, mjete prerëse, kartëmonedha dhe katër pistoleta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy