Certifikimi i subjekteve/ Hëna: Lajm i mirë për sipërmarrësit. U jep një frymarrje agroturizmeve në vend

Certifikimi i subjekteve/ Hëna: Lajm i mirë për sipërmarrësit. U jep një frymarrje agroturizmeve në vend

Me certifikimin e sipërmarrjeve në fushën e agroturizmit, jepet një dorë zhvillimit të këtij sektori në vend.  

Kështu vlerëson njëra nga sipërmarrëset më të suksesshme në fushën e agroturizmit, Jonida Hëna nga ‘Farma Sotira’ në Leskovik.

Ajo thotë për “MCN economy”, se me këtë proces u jepet një frymarrje agroturizmeve në fshatra dhe nxit zhvillimin e tyre me produkte të tyre.

Për mua certifikimi është një lajm shumë i mirë sepse siç dimë subjekte e certifikuara kanë shumë lehtësira në tatime, TVSH, mbi tatim fitimin, etj. Kështu që është një lajm i mirë dhe i jep një frymarrje agroturizmeve dhe shpresojmë që numri të rritet sa më shpejt.

Siç e keni venë re, gjithandej po flitet për agroturizmin. Fillimisht ne kemi qenë të parët e çmendur, më të guximshmit, por tani po shtohen sa më shumë pika dhe kjo sjell që njerëzit mos ta braktisin vendin, që fshatrat mos të humbin, që njerëzit të gjejnë një mundësi për të jetuar dhe të prezantojnë produktin e tyre, fshatin e tyre tek të tjerët, dhe në këtë mënyrë njerëzit që jetojnë ne qyet të kenë mundësi të ofrohen në fshatra duke bujtur në një agroturizëm.

Agroturizmi ka agron dhe turizmin, dhe e ndihmon ekonominë e një vendi sepse duhet të ketë edhe produkte si qumështin, produktin, etj, dhe në një farë mënyrë nëse në fermer do ti shiste këto në një pikë grumbullimi duke i servirur ai te turisti drejtpërdrejt ato janë më të shtrenjtë, kështu që fitimet janë pak më të mëdhaja seç kishte si fermer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy