Shtatorja e Nënë Terezës në Rinas, Tanini: Arritje fenomenale e artit shqiptar, ka mistiken e botës myslimane (VIDEO)

Shtatorja e Nënë Terezës në Rinas, Tanini: Arritje fenomenale e artit shqiptar, ka mistiken e botës myslimane (VIDEO)

Artisti Eljan Tanini tha në studion e “MCN Live” se debati për shtatoren e Nënë Terezës e cila është punuar nga Ilirian Shima dhe është vendosur në TIA është i bukur dhe shëndosh opinionin publik, i cili për këtë vepër është i ndarë.

Për vetë artistin kjo vepër është më e bukura që ndodhet në viset shqiptare, dhe mënyra si ajo është krijuar është arritje fenomenale në historinë e artit shqiptar pasi figura të tilla trajtohen me një tjetër lloj fryme.

Sipas Taninit kjo vepër nuk e dhunon figurën e “Nënë Terezës” dhe se për të do të ishte më mirë që vepra të vendosej në një park ku njerëzit do të kishin mundësi të komunikonim me të çdo ditë.

Artistët shumë të mirë për mua kanë reaguar pozitivisht, ata që i duket vetja sikur kanë shpikur artin në Shqipëri dhe botë nuk e kanë pranuar dhe këtu hyn një pjesë e konsiderueshme e popullit që nuk e pranon dot dhe është e logjikshme që të mos e pranojë. Kjo vjen dhe si pasojë e shkollës sonë që i mëson fëmijët në orën e vizatimit që të bëjë një vizatim si i thotë shkolla. Po të ndryshojë tek brezi i ri, do kemi një brez që do pranojë me detyrim çdo lloj forme arti.

Kjo është një vepër më e bukura në botë e Nënë Terezës që ndodhet në viset shqiptare. Kjo vepër përfaqëson një Nënë Terezë që nuk e adhuron dhe nuk e sheh nga fytyra. Ti nuk do ta shohësh fytyrën, ajo e ka zënë fytyrën për të treguar që unë po lutem dhe falem për ty.

Ia ka fshehur fytyrën, i ka dhënë një lloj mitre të madhe që ajo të fton brenda vetes. Tregon që ne kemi dalë prej kësaj qendre. Artisti ka kohë që e ka këtë vepër. Kuptoj nga materiali,  i punuar në mermer që do ketë tjetër ndjesi kur  e sheh nga afër. Unë nuk e kam parë nga afër, por nga fotot dhe ato që i kam parë artistit Iliarian Shima ndoshta duhet t’i gjendet një vend më i qetë. E kam parë shembullin të vockël. Jam pataksuar pozitivisht kur e kam parë në bocetin dhe tani në TIA.

Vepra është vendosur në një ambient të rrethuar, të mbyllur. Unë do e desha të ishte në një park në Tiranë, më e adhurueshme. Kjo s’do të thotë që vepra s’është e mirë. Do doja të ta shihja çdo ditë, të komunikoja me të. E humb pak atje rëndësinë e vet, por prapë është arritje fenomenale në historinë e artit shqiptar që ne figura të tilla i trajtojmë me këtë lloj fryme. Është Papa Gjon Pali i vendosur në Romë, është i madh dhe është bukur që një figurë e tillë nuk shihet në trajtat e një figure klasike. Ka raste të tilla dhe shembuj të tillë.

Dje bëra një provokim të vogël në Facebook. Artistët janë edhe "po" edhe "jo". Problem më i madh i shqiptarëve është arti dhe intelektualët. Nuk janë shtresa e tretë. Ne kemi probleme me artistët dhe më ka pëlqyer që artistët që punojnë jashtë e kanë pranuar si vepër. Përtej pjesës së smirës, prapë ka një lloj padëshire. Është më e bukura në botë.

Argumenti bazë i përgjithshëm është që duam figurë klasike që mos të dhunojë figurën e Nënë Terezës. Por në çfarë s’kemi bërë që të mos shfaqet ashtu siç duhet. RMV-ja ka bërë gjëra më të mria se ne, i kanë bërë një muze. Bashkia do të bëjë një shkallare tek Liqeni do të bëhet së shpejt. Ka në hyrje të aeroportit një “Nënë Terezë” që është në trajtën klasike, klasike i thënçim është si një përbindësh i vogël që ka dalë nga hiçi. Është “Nënë Tereza” që ka qenë tek korpusi.

Duket e ftohtë, por sa e ftohtë është dhe ftuese prandaj artisti ka zgjedhur mermerin. Se mund të kishte zgjedhur dhe broncin. Po ta themi me shaka siç e kanë parë është si fantazmë, pasi vjen nga toka. Ka formën e një luleje që nuk gjendet në tokë. Nuk është si “Nënë Terezat” e tjera që rijnë kështu egërsisht.

Besimtarët do adhurojnë pozitivisht atë që do i japë artisti. Kam parë një reagim të kolegut Arsen Rusta , ishte i mërzitur që kanë dhunuar Nënë Terezën, por besoj se dhuna më e madhe është t’i lësh hapësirat pa vepra të tilla si kjo e Ilirian Shimës që është artist i suksesshëm që jeton në Greqi. 

Kam komunikuar pak dje me Shimën, si krijues i zoti patjetër që do mërzitet nga këto reagime të çuditshme.

Më pëlqen se është pa fytyrë, ka mistiken e botës myslimane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy