PS dhe LSI kanë një marrëveshje të dytë për qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme.
Dy partitë e mëdha kanë arritur një marrëveshje tjetër për koalicionin parazgjedhor.
Siç bën të ditur “Ora”, gjatë darkës mes kreut të PS-së dhe atij të LSI-së mbrëmjen e së dielës është arritur marrëveshje edhe në lidhje me presidentin e ri të vendit.
Darka e cila zgjati rreth katër orë, ku ishin të pranishëm edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili, duket se ka përfunduar me një vendim për zgjatjen e aleancës, vendim që vjen vetëm një ditë pas përfundimit të fatit 4-vjeçar të koalicionit që i hapi rrugën qeverisjes së përbashkët që prej vitit 2013.



