Raundi i dytë i bisedimeve greko-shqiptare, në Korçë më 20 janar (VIDEO)

Raundi i dytë i bisedimeve greko-shqiptare, në Korçë më 20 janar (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, si dhe Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë pasur një takim në kryeqytetin grek, ku kanë diskutuar për rolin kyç të Greqisë në çështjet e zgjerimit të BE-së.  Të dy zyrtarët kanë pasur një takim në kryeqytetin grek, ku kanë diskutuar për rolin kyç të Greqisë në çështjet e zgjerimit të BE-së, e konkretisht për vendet kandidate si Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Për sa i përket Shqipërisë, kreu i diplomacisë greke, pasi i është referuar diskutimeve të fundit në takimin treditor që kishte në Kretë me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ka njoftuar se ato do të vazhdojnë përsëri rreth datës 20 Janar në qytetin e Korçës. Kotzias pas takimit me Hahn deklaroi për gazetatët se jemi pranë një marrëveshjeje me Tiranën, por nuk specfikoi se për cilin pakt bëhet fjalë. Komenti i Kotzias vjen disa ditë pas vendimin të qeverisë Shqiptare për ngritjen e varrezave të për të rënët e luftës italo-greke, ndërsa mediat greke i referohen marrëveshjes së detit, që me shumë gjasë do të lidhet në 20 janar në Korçë.

“Shpresoj dhe kam një optimizëm të përmbajtur se në Korçë do të përmbyllen çështjet që u hapën, pasi të gjithë duam që zgjidhja e tyre të mos zvarritet në pafundësi dhe të shndërrohet në pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Kotzias. “Të dy palët kanë vullnetin e mirë dhe gjithashtu të dy palët duan t’i zgjidhin problemet që ekzistojnë prej shumë kohësh apo të konkretizohen marrëveshje të së kaluarës me kërkesat e sotme.

Përgjithësisht mendojmë që i gjithë ky proces të konkludojë në një Traktat Miqësie midis Greqisë dhe Shqipërisë apo në rinovimin e traktatit të Miqësisë të 1996-s. Është bërë parapërgatitja e duhur dhe ka vullnet nga të dy palët”, tha ministri i jashtëm grek, duke shtuar se deri në fund të këtij viti do të mblidhen sërish grupet e punës të ekspertëve që kanë krijuar dy ministritë e jashtme.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy