
Google ka publikuar tri aplikacione të reja të dizajnuara për ta bërë smartphone më pak të përdorur, duke pasur qëllim çintoksinimin digjital. Dy nga aplikacionet synojnë t'i bëjnë përdoruesit më të vetëdijshëm për kohën që kalojnë me telefonin në dorë, ndërsa i treti ofron ndihmë praktike këtë qëllim.
Ky i fundit quhet “Envelope” (zarf) dhe ka funksion mbështjellës për telefonin inteligjent. Në praktikë ai përbëhet nga disa Pdf që përmbajnë mbulesa letre që përdoruesi mund t’i shtypë dhe mbështjellë telefonin, në mënyrë që të kufizojë funksionalitetin e tij. Njëra mbështjellëse ju lejon të bëni thirrje telefonike, ndërsa tjetra mbulon vetëm kamerën.
Një qasje më e butë përfaqësohet nga aplikacionet “Screenëatch Screen” dhe “Activity Bubbles”. I pari përbëhet nga një ekran që tregon numërimin e orëve, minutave dhe sekondave që kalojmë me smartphone në dorë, kurse i dyti sa herë që zhbllokohet ekrani e pajisjes, shfaq një flluskë shtesë, e cila zmadhohet gjatë përdorimit të smartphone-it.
Të tria aplikacionet janë pjesë e nismës “Digital Ëellbeing Initiative” (Nisma e Mirëqenies Digjitale) që Google e përcakton si "një koleksion idesh dhe mjetesh për t'i ndihmuar njerëzit të gjejnë një ekuilibër më të mirë me teknologjinë".



