Peleshi tregon se sa do jetë kufiri maksimal për çmimin e miellit

Peleshi tregon se sa do jetë kufiri maksimal për çmimin e miellit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ndal këtë të diel në një njësi të tregtimit me shumicë dhe pakicë në Korçë, lidhur për të ndjekur çmimet në treg.

Peleshi bëri të ditur se qeveria ka ngritur bordin e monitorimit të çmimeve, ndërkohë që kërkoi që të krijohet një lloj solidariteti.

Po ashtu ministri deklaroi se për 1 kilogram, çmimi nuk do e kalojë 100 lekë të reja.

Ju jeni për të fituar në treg, Në situata të tilla duhet ta ndajmë dhimbjen të gjitha. Dy qëllime kemi, po sigurojmë që të ketë furnizime në treg, për tu furnizuar për një periudhë më të gjatë se zakonisht. Ne po marrim përsipër riskun e luhatjes së çmimeve në të ardhmen në mënyrë që në treg të ketë furnizim. Çmimet po monitorohen gradualisht, në mënyrë që deri te pika fundore e konsumatorit të mos ketë rritje. Mielli ka patur rritje të madhe dhe do jetë poshtë 100 lekëshit në treg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy