Itali/ Pacienti i parë me koronavirus bëhet baba

Itali/ Pacienti i parë me koronavirus bëhet baba

Lindi Xhulia (Giulia), e bija e Mattias, e pacientit të parë me koronavirus në Itali. Ai doli nga spitali rreth dy javë më parë, pas qëndrimit njëmujor në spital. Gruaja e tij Valentina, e cila ashtu si ai ishte e infektuar dhe ishte shtruar në spital në muajin e tetë të shtatëzanisë, u shërua para burrit të saj dhe lindi vajzën e tyre të parë në spitalin Sacco në Milano, njofton "La Republicca”

38-vjeçari nga Codogno, i cili më 20 shkurt ishte klasifikuar si i infektuari i parë në Itali, ishte larguar nga spitali "San Matteo" në Pavia, pas shumë ditësh në kujdes intensiv. Gjatë shtrimit në spital ai mësoi për vdekjen e babait të tij, viktimë e Covid-19. Duke dalë nga spitali ai ishte shprehur: "E vetmja dëshirë që kam është të jem në gjendje të marr pjesë në lindjen e vajzës time. Mjekët më sigurojnë që do ta bëjnë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy