Elbasan/ Lirohen vëllai i deputetit socialist dhe bashkëshorti i zyrtares

Elbasan/ Lirohen vëllai i deputetit socialist dhe bashkëshorti i zyrtares

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Denis Hasallën, vëllain e deputetit socialist Saimir Hasalla, si dhe për shtetasin Bledar Cullhaj. Në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv, reporterja Entela Duka bën me dije:

Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për vëllain e deputetit socialist Saimir Hasalla, 38-vjeçarin Denis Hasalla. Të njëjtën masë detyrim paraqitje, Gjykata e Elbasanit dha edhe për shtetasin tjetër të arrestuar në fillim të javës, Bledar Cullhaj, të dy shtetas nga qyteti i Peqinit. 38-vjecari Denis Hasalla, vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, ushtron edhe një detyrë në Bashkinë e Peqinit, ai rezulton të jetë mbikëqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane dhe drejtor kabineti. Ndërkohë që shtetasi Cullhaj, s’ka asnjë funksion, por gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, ku në fokus ka qenë bashkëshortja e tij, specialiste në Bashkinë Peqin, ka gjetur armë të ftohtë. Në banesën e Hasallës, policia ka gjetur municion luftarak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy