Mungesa e aboneve, Tomorri: Vendim tinëzar i bashkisë Tiranë, pas zgjedhjeve vjen dajaku për qytetarët (VIDEO)

Mungesa e aboneve, Tomorri: Vendim tinëzar i bashkisë Tiranë, pas zgjedhjeve vjen dajaku për qytetarët (VIDEO)

Këshillit Bashkiak i Tiranës ka vendosur të heqë për një periudhë 3- mujore abonetë. Këtë vendim gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV e quajti vendim tinëzar dhe jo transparent. Sipas tij arsyet e bashkisë Tiranë lidhur me mungesën e aboneve janë qesharake dhe nuk kanë lidhje me përmirësimin e cilësisë së transportit publik siç pretendon bashkia. Tomorri po ashtu akuzoi bashkinë Tiranë si një nga institucionet më pak transparente në Shqipëri.

“Bashkia e Tiranës është një nga institucionet më pak transparente në Shqipëri dhe vendimet nuk i publikon në faqen e vet zyrtare, gjë të cilën e ka detyrim. Prej shumë kohësh ne kemi parë që janë marrë vendime me impakt të gjerë tek qytetarët të cilat kanë rezultuar të jenë pa konsultim me qytetarët që preken nga këto vendime. Është e njëjta traditë që vazhdon. Ky është një vendim i pakuptueshëm, ndërkohë që arsyet që jep bashkia e Tiranës se pse i hoqi abonetë janë qesharake. Nuk e kuptoj se përse përmirësimi i transportit urban në kryeqytet kërkon heqjen e aboneve. Si mund të ndihmojë heqja e aboneve në përmirësimin e shërbimeve. Po të shikosh reagimin e bashkisë thuhet se abonetë u hoqën për ankesat e qytetarëve. Ky është një vendim që ka kosto për qytetarët. Nuk e dimë cilat janë shkaqet e këtij vendimi, ndoshta ka qenë një kërkesë e transportit urban për shkak se ka qenë një nga sektorët me prekjen nga pandemia, por një venim i tillë nuk mund të ketë lidhje me përmirësimin e cilësisë. Kushtet e transportit publik në Shqipëri janë mizerabël, autobusët i kemi parë se si mbushen plot. Duket qartazi që është vendim tinëzar sepse po të ishte vendim i konsultuar do të merrej para zgjedhjeve. Mbaruan zgjedhjet tani vjen dajaku për qytetarët me vendime të këtij lloji dhe ky nuk është vendimi i vetëm. Ndoshta mandati i tretë do të ketë një arrogancë më të madhe në raport me qytetarët”, tha Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy