Krimi në Lezhë/ Simoni: Dy ngjarje me plagosje brenda natës në këtë zonë, nuk dihen motivet (VIDEO)

Krimi në Lezhë/ Simoni: Dy ngjarje me plagosje brenda natës në këtë zonë, nuk dihen motivet (VIDEO)

Gjatë natës në zonën e Lezhës, janë regjistruar dy krime me plagosje, të cilat kanë ngelur pa u zbardhur.

Siç njofton korrespodenti i MCN nga Lezha, Juli Simoni, fillimisht për motive të dobëta një 21 vjeçar ka plagosur 18 vjeçarin, teksa në rastin e dytë në Fushë-Mamurras, plagosja e 35 -vjeçarit ka ngelur pas autor.

Një 21 vjeçar, mbrëmë në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë  në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ku janë shoqëruar disa persona.

Kurse një tjetër ngjarje ka ndodhur ne Fushe-Mamurras te Kurbinit, ku një 55 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij. 55 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet  dhe personat që kanë kryer plagosjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy