Rusia ka 75% të forcave brenda Ukrainë

Rusia ka 75% të forcave brenda Ukrainë

Rusia ka kaluar nga 40% e forcave të saj brenda Ukrainës, në rreth 75%, thotë një zyrtar ushtarak.

Shifra prej 75% është cituar gjithashtu nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Jack Watling është një studiues në fushën e luftës tokësore dhe shkencave ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Ai tha për programin ‘Today’ të BBC Radio 4 se një numër i madh trupash ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia dhe po fillojnë të vendosin kushtet për të qenë në gjendje të kryejnë një sulm në Kiev.

I pyetur në lidhje me sugjerimin se Rusia ka përdorur raketa Grad në zonat e banuara në Kharkiv, ai i përshkruan këto armë si sisteme raketash të shumta që lëshojnë një numër të madh raketash të padrejtuara në një zonë të caktuar.

Watling thotë se ka gjithashtu prova që disa prej tyre kanë pasur municione thërrmuese.

“Është fakt që raketat janë të padrejtuara dhe po vendosen sasi të mëdha eksplozivi në një zonë me popullsi të dendur civile”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy