Itali/ Nis mbledhja e firmave për rikthimin e hidroksiklorokinës

Itali/ Nis mbledhja e firmave për rikthimin e hidroksiklorokinës

Një grup mjekësh në Itali janë të vendosur të trajtojnë me hidroksiklorokinë të sëmurët me Covid-19, pavarësisht se Agjencia e Ilaçeve në vend e ka ndaluar përdorimin e saj. Ata e bazojnë qëndrimin e tyre në rezultatet e mira që ka dhënë ky medikament si edhe në provat e studimeve të ndryshme shkencore. Ata janë kryesisht mjekë familjeje dhe kanë krijuar një grup që në shkurt të vitit të kaluar, i cili sipas tyre vepron pa pasur mbrapa interesa ekonomike, motivim politik apo qëndrime ideologjike. Me një kosto 6.08 euro për 30 kokrra, medikamenti antimalarik ka dy “defekte”: kushton shumë pak dhe nuk ka sponsor.

Mjekët thonë se e mbështesin këtë qëndrim në betimin e Hipokratit, sipas të cilit “nuk duhet ndaluar kurrë kurimi i të sëmurit”. Një nga nxitësit e kësaj nisme është Antonio Gobbi, tashmë mjek në pension. Sipas tij, “nëse punon gjithnjë me frikën e denoncimit, nuk bën asgjë”.

Në mars, ky grup mjekësh ua kanë dhënë të sëmurëve këtë medikament pa autorizimin e AIFA-s, e cila më pas e dha një të tillë dhe e tërhoqi sërish. Italia ka gjithsej 43 927 mjekë dhe mendohet se 1% e tyre, pra 440, do ta ndjekin shembullin e tyre.

Media ka vendosur t’u vijë në ndihmë. Panorama.it ka organizuar një peticion përmes change.org, nëpërmjet të cilit i kërkon organit që miraton përdorimin e ilaçeve të rikthejë në listë hidroksiklorokinën, për pacientët që ndiqen në shtëpi.

Në valën e parë, kur Italia ishte vendi më i goditur nga pandemia në Europë, ky grup mjekësh u organizuan në Watsapp duke paraqitur një protokoll të ri trajtimi, bazuar në përvojën e Kinës dhe studime shkencore. Në bazë të skemës së tyre qëndronte hidroksiklorokina, një ilaç që deri në atë moment përdorej për malarien dhe sëmundjet reumatologjike. Edhe pse përdorimi i këtij medikamenti ishte ndaluar, ata i udhëzuan pacientët ta përdornin dhe rezultati ishte i mirë: asnjë pacinet i trajtuar me të në fazë të hershme nuk pati nevojë për trajtim spitalor dhe asnjë nuk vdiq.

Por më 22 maj, kur revista britanike “The Lancet” publikoi studimin e profesorit të Harvardit, Mandeep  Mehra, i cili e lidhi përdorimin e këtij ilaçe me një nivel të lartë vdekjesh, OBSH dhe organet e tjera shëndetësore në botë pezulluan përdorimin e tij.

Nuk vonoi shumë dhe më 5 qershor, një studim tjetër hodhi poshtë të parin. Në një letër, 120 studiues nga e gjithë bota ngrinte pikëpyetje mbi studimin e publikuar në “Lancet”, që më pas u hoq. Por dëmi u bë. Hidroksiklorokina doli nga skena. Ajo ishte këshilluar edhe nga Donald Trump dhe braziliani Jair Bolsonaro, gjë që e bëri një medikament “antipatik” në sytë e globalistëve.

Megjithatë, në vende si Kina dhe India, ajo vijoi të përdorej.

AIFA, agjencia italiane e ilaçeve, pati cituar tre studime si argument për ndalimin e përdorimit të hidroksiklorokinës. Por grupi i mjekëve në Milano thonë se dy prej tyre nuk kanë seriozitetin e nevojshëm, ndërsa i treti ka analizuar vetëm pacientët e hospitalizuar.      

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy