Politologu Roland Bejko tha se Shqipëria duhet të jetë e shqetësuar në rast se konflikti Izrael-Iran kapërcen kufijtë rajonalë. Bejko theksoi në edicionin e lajmeve në MCN TV se qeveria shqiptare s’duhet të rrijë kaq indiferente dhe në gjumë, duke marrë parasysh faktin që raketat iraniane kapin rrezen e Shqipërisë. Sipas çështja e sigurisë së shtetasve shqiptarë duhet të jetë mbi të gjitha dhe partneritetet kanë një kufij.
“Në rast se kapërcen kufijtë e një konflikti rajonal, duhet të jemi të shqetësuar. Fakti që kemi në Shqipëri një pjesë të qytetarëve iranianë anti-regjim, edhe Shqipëria do të preket, sepse ata banojnë këtu në Shqipëri. Sulmet vijnë në kohën kur ata të shikojnë si një vend që dëmton interesat e qeverisë në pushtet. Por besoj që për të ardhur radha te Shqipëria do duhet shumë punë, por kjo s’duhet ta vendosë qeverinë shqiptare në gjumë, pasi raketat iraniane e kapin rrezen e Shqipërisë.
Nëse mblidhet Këshilli i Sigurisë duket sikur e afron konfliktin, por edhe të rrijë qeveria kaq indiferente, me kaq sa duket, sepse edhe mund të kenë marrë veprime….Është një luftë që kryhet nga ajri dhe Shqipëria s’ka me ca ta mbrojë territorin e vet dhe qytetarët e vet, sepse i mungojnë armët. Ne jemi në dorën dhe mëshirën e vendeve e tjera anëtare të NATO-s.
E ka për detyrë qeveria shqiptare të sigurojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe sigurinë territoriale të vendit. Çështja e sigurisë të shtetasve këtu duhet të jenë mbi të gjitha. Edhe partneritetet kanë një kufij. E para duhet të jetë Shqipëria. Protagonizmi politik i Edi Ramës, natyrisht ndodhin edhe të tilla kompromise në kurriz të sigurisë kombëtare. Këto duhet të jenë mësime për të ardhmen. Ajo baza e Gjadrit s’ka asnjë kuptim. Edhe kaq bujar s’kemi pse të jemi për futjen në Shqipëri të gjithë çfarë të huaji pa kontroll”.



