Liderët ndërkombëtarë reshtohen në krahë të Suedisë, ndërkohë gjendja e alarmit është në nivelin më të lartë

Liderët ndërkombëtarë reshtohen në krahë të Suedisë, ndërkohë gjendja e alarmit është në nivelin më të lartë

Pas sulmit në Stokholm të Suedis mesditën e sotme ku një kamion hyri përmes turmës në afërsi të një qendre tregtare, ka sjell edhe reagimet e liderëve të ndryshëm Evropian.

“Berlini është pranë Suedisë kundër terrorizmit”, u shpreh zëdhënësi i kancelares Merkel pas sulmit në Suedi.

“Një sulm ndaj një shteti anëtar të Unionit është një sulm kundër secilit prej nesh” ishte ky reagimi i i presidentit të Komisionit Evropian Juncker.

“Zemra ime është në Stockolm. Mendimet e mia janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm” u shpreh në rrjetin social "Twitter" president ii Këshillit Evropian Tusk.

 Edhe ministri i jashtëm Italian Alfano dënoi sulmin duke shprehur ngushëllimet e tij për popullin suedez. 

Gjendja e alarmit në Stokholm është në nivelin më të lartë, ndërsa stacionet dhe metrotë janë evakuuar. Kryeministri suedez ka deklaruar se ishte sulm terrorist, dersa deri tani janë dy persona të arrestuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy