Parlamenti pakistanez ka votuar pro dënimit për vrasjet e nderit. Ky ligj mbyll një shteg që lejohej deri më sot që vrasësit të ecnin të lirë pasi janë falur nga anëtarët e familjes. Në të ardhmen autorët e vrasjeve të nderit do të përballen me një dënim të përjetshëm. Gjithashtu u miratua edhe ligji anti-përdhunimit, dhe autorët do të dënohen deri në 25 vtte burg.
