
Lufta në Ukrainë është tema e pjesës së parë të emisionit “Të Paekspozuarit”, te gazetari Ylli Rakipi, në MCN Tv.
I ftuari i parë, ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe profesori Enver Hoxhaj, duke bërë një ekspoze të situatës që solli deri në ditën e sotme marrëdhënien Rusi-Ukrainë, u shpreh se ky është një rezultat i i një dimensioni gjeopolitik.
Sipas Hoxhajt, kjo duket të jetë një përpjekje e Putinit për të vizatuar kufijtë e rinj të Evropës.
Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, është një dimension gjeopolitik, është ajo çfarë kemi parë sot dhe tre muajt e fundit, është një politike që Putini ka ndjekur, si objektiva të pakufizuar për 15 vite. Kjo që ka ndodh sot është fundi i iluzionit se paqja në Evropë do të jetë e përhershme, që lufta në Evropë i takon historisë dhe padyshim një përpjekje e Putinit për të vizatuar kufijtë e rinj të Evropës përmes hedhjes së raketave.



