Burimi i Sinecit/ Banorët grevë urie, shfaqin probleme shëndetësore

Burimi i Sinecit/ Banorët grevë urie, shfaqin probleme shëndetësore

Banorët e fshatit Lumas kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë për shkak të ndërtimit të një ujësjellësi nga kompania Salillari në burimin e Sinecit.

Ata pretendojnë se punimet po kryhen në një zonë të mbrojtur. Grevistët, të cilët që prej ditës së djeshme janë ngujuar në një godinë përballë zyrave të ish komunës kanë shfaqur problemet e para shëndetësore.

Sipas mjekut Elton Sula, dy prej banorëve duhet të ndërpresin grevën pasi kanë probleme me hipertensionin dhe ilaçet që pinë duhet të konsumohen pas buke.

Megjithatë grevistët janë shprehur se edhe pse janë të sëmurë nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën.

Në kërkesat e banorëve përfshihet pezullimi i punimeve të ujësjellësit, pezullimi nga detyra i drejtorit të policisë së Shtetit Ardi Veliu, shkarkimi nga detyra I drejtorit të policisë vendore të Elbasanit si dhe një takim me kryeministrin Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy