Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike në Memaliaj, arrestohet 66-vjeçari

Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike në Memaliaj, arrestohet 66-vjeçari

Policia e Memaliajt ka arrestuar një 66-vjeçar me iniciale N. H., pasi dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Memaliaj/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 77 bimëve narkotike cannabis sativa. 

Asgjësohen bimët narkotike që ishin kultivuar në fshatin Toç.    

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe veprimet hetimore.   

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:    

 N. H., 66 vjeç, banues në fshatin Toç, bashkia Memaliaj, pasi dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, me anë të djegies.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy