“Prishje selektive klienteliste me një sens të theksuar hakmarrjeje nën emrin e rilindjes urbane”, është shprehur deputeti Dule në mbrojtje të protestës së banorëve, Rama tha se prishje objektesh ka pasur në gjithë vendin dhe e quajti praktikë rutinë prishjen e 12 ndërtimeve pa leje dhe 6 ngrehinave në proces legalizimi. Ai bëri përgjegjës Dulen për angazhimin e shtetit fqinj në këtë çështje.



