Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Një autobus ka goditur një vajzë që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.
Gazetari Besmir Pula tha gjatë një lidhjeje me studion e MCN Live se gjatë devijimit autobusi ka përplasur dhe 2 automjete të parkuara.
4 persona janë plagosur në këtë ngjarje, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një urban ka përplasur një vajzë, më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjetet e tjera që ndodheshin të ndaluara.
Është vënë në pranga drejtuesi i automjetit Çlirim Shala dhe po merret në pyetje. Kemi 4 persona të plagosur, vajzën që merr autobusi para dhe 3 pasagjerë në urban.
Mjeti është shpejtësi më të madhe sesa lëvizet në një zonë të banuar.



