Fryhet fatura e piramidës (VIDEO)

Fryhet fatura e piramidës (VIDEO)

Bashkia e Tiranës do të japë edhe 2 milionë euro të tjera si shtesë kontrate për rijetësimin e piramidës së Tiranës. E gjithë procedura është bërë me negocim të mbyllur dhe pa njoftim tenderi.

Sipas dokumenteve, bashkia ka negociuar drejtpërdrejtë me kompanitë “Fusha” dhe “Edil Al”, duke u dhënë atyre 2 milionë euro të tjera shtesë.

Më konkretisht, bashkia kishte përcaktuar si fond limit për shtesën e kontratës shifrën 228.54 milionë lekë. Pas negociatave mes saj dhe bashkimit të kompanive Fusha dhe Edil Al-it kontrata është nënshkruar me shifrën 228.51 milionë lekë, pra 30 mijë lekë më pak se fondi limit.

Rijetësimi i piramidës së Tiranës u tenderua në korrik të vitit 2020. Në garë morën pjesë disa kompani, por fitues u shpallë bashkimi mes Fushës dhe Edil Alit për një vlerë prej 1 miliardë e 254 milionë lekë ose rreth 10.7 milionë euro. Tashmë me shtesën e kontratës kostoja që qytetarët do të paguajnë për projektin e piramidës shkon 12.7 milionë euro.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj është akuzuar publikisht nga opozita për lidhje me kompaninë Fusha shpk. Një prej përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike, veçanërisht ato që tenderon bashkia e Tiranës dhe fondi i zhvillimit, Fusha shpk ishte kompania që qëndronte pas skandalit të teatrit kombëtar. Sipas një marrëveshje okulte me bashkinë e Tiranës, Fusha kishte marrë përsipër që pas shembjes së teatrit kombëtar të ndërtonte një tjetër, bashkë me disa kulla në zemër të Tiranës.

Për këtë projekt u kalua dhe një ligj special, i cili u kundërshtua fuqishëm edhe nga Bashkimi Evropian si akt antiligjor dhe korruptiv, ç’ka çoi në tërheqjen e qeverisë. Por Fusha është përfshirë dhe në të tjera skandale me bashkinë e Tiranës, mes të cilave dhe pagesa e hotelit në Barcelonë për nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Mazniku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy