Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se aplikacioni Sky ECC është përdorur gjerësisht nga bota e krimit.
Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se policia ka pasur një formular vetëdeklarimi, por shtoi se më shumë dukej si një larje duarsh nga ministria e Brendshme që e bëri të sajën.
Sipas tij, pastrimi i policisë nga krimi, nuk bëhet me anë të formularëve, por me anë të përgjimeve.
Çfarë pritej të ndodhte, të thoshin që e përdorën? Nëse thoshin kështu do niste një hetim. Pastrimi i policisë nga krimin nuk bëhet me anë të formularëve, por bëhet me anë të përgjimeve.
As vetingu dhe as kontrolli nëse janë përdorues lënde narkotike nuk funksionuan.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është një nga format për kontrollin e figurës, sigurisht që puna operative e policisë ka ardhur se është gjetur ndërthurja e informacioneve.
Personat e përfshirë në Sky ECC vështirë të japin dorëheqjen.
Aplikacioni StashCat i cili është online, është themeluar në Gjermani në vitin 2016 dhe përdoret nga policia gjermane, ka mbi 1 milion përdorues, nuk mund të futet kushdo pasi ka nevojë për një konfirmim, mund ta përdorin vetëm institucionet.
Ky është si Sky ECC ligjor, që dihet kush e përdor, mund ta përdorë policia për shkëmbim informacioni të centralizuar.



