
25-vjeçari Romaroi Bunga u gjet i vdekur, me një plumb brenda në makinë, në Balldre të Lezhës.
Siç njofton korrespondenti i MCN në Lezhë, policia ka konfirmuar se brenda në automjet është gjetur një armë zjarri, ndërsa mjeti nuk ka dëmtime të jashtme.
Hetimet janë në vazhdim dhe po shqyrtohet mundësia që ngjarja të ketë qenë një vetëvrasje apo një vrasje.
Viktima, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në rrugën e vjetër të Balldrenit. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje, ku është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një gëzhojë. Nga këto veprime, rezulton se automjeti nuk ka pasur dëmtime nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga arma.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht atë. Hetuesit do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo me një vrasje.
Policia ka rrethuar zonën dhe po shoqërohen disa persona, të cilët mund të kenë informacion lidhur me ngjarjen. Informacione më të detajuara pritet të dalin pas përfundimit të hetimeve të para.



