Në makinë me tre armë gati për t’i shitur, arrestohet një person në Tiranë

Në makinë me tre armë gati për t’i shitur, arrestohet një person në Tiranë

Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri në Tiranë, duke vënë në pranga personin që po i transportonte me makinë.

 

Efektivët e policisë së komisariatit Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”, gjatë të cilit u arrestua L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. 

 

I dyshuari u ndalua nga uniformat blu, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij. 

 

Nga kontrollet në automjet, u gjetën tre armë zjarri, dy pistoleta dhe një armë taktike luftarake, që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

 

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me tre krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M., dhe celularin e tij. 

 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy