Peshkatari i “përbindëshave” të detit: Adrenalina është në nivele të frikshme, kam rrezikuar dhe jetën

Peshkatari i “përbindëshave” të detit: Adrenalina është në nivele të frikshme, kam rrezikuar dhe jetën

Peshkatari Mimi Ziu, i njohur si gjuetari i “përbindëshave” të detit tregon në emisionin “Zgjohu me MCN”, se pasioni i tij ka nisur në moshën 13-vjeçare kur ndodhej në Jalë dhe aty i kërkoi kushëririt të tij një pushkë të vogël deti.

Po ndiqja një peshk të vogël, kur në një moment arrita të shohë një tufë me peshq të mëdhenj. Aty godita një peshk të madh, por më iku nga duart dhe hajde ta besonin se kisha kapur një peshk të madh.

Aty nisi gjithçka, deri sa u rrita dhe kisha moshën e përshtatshme. Aty filloi saga e peshkut të madh. Për të gjuajtur peshkun levrek duhen zona të cekëta, me ujëra të ftohta, ranore.

Je i detyruar të mbash frymën dhe të zhytesh, se një goditje është në momentin që shkrep pushkën dhe nuk e kap, iku mbaroi.

Adrenalina është në nivele të frikshme, është shumë emocion i fortë, aty një gabim dhe rrezikon me jetën.

Një herë kam rrezikuar vjet, isha me një shokun tim dhe do bënim një gjueti për gofa, përbindësha, në një vend 35 metër në ujë, në një anije të mbytur, ku vijnë peshq të mëdhenj më i vogli 20-25.

Shoku im godet një peshk, aty mendoj ta godasë dhe unë që mos të na ikte, në atë moment, litari që mbante lidhur peshkun që kishte goditur shoku.

Peshku bëri një lëvizje kthehet papritur dhe fija e shokut më ngeci te togëza e rripit dhe është ajo qetësia të ndihmon t’ia dalësh me sukses. Normalisht duhet dhe thika.

Kjo e dallon një amator nga një profesionist se ruan qetësinë. Arrita të lirohem, dola në sipërfaqe dhe morëm peshkun.

Duhet të veprosh sipas rregullave, t’i japësh mundësinë edhe peshkut të mbijetojë.

Gjuetia natën, është si hajdut pulash, se peshku nuk lëviz natën mund ta kapësh dhe me dorë.

Ziu zbuloi se limiti që lejohet është një peshk 5 kilogramë për person, por edhe nëse ke kapur një peshk mbi 5 kg, ke të drejtë ta mbash.

Ai rrëfeu se maksimumi i mbajtjes së frymës është 2 minuta, 2 minuta e gjysmë por tha se nuk i pëlqen ta kaloj këtë limit që të rrezikoj.

Thellësia maksimale që praktikoj është 27 metër. Duhet të arrish të dëgjosh trupin tënd dhe të reagosh se nëse je i acaruar, trupi harxhon më shumë oksigjen.

Pa arritur në port akoma, peshkut i është bërë gati fati se ku do shkoj, si do gatuhet.

Në javën time pesë ditë janë punë intensive dhe në fundjavë apo gjatë ditëve të javës në verë, vrapoj për zhytje.

Ziu tregoi se postimet në TikTok nisën si lojë, por më pas shikueshmëria dhe ndjekësit u shtuan dhe se më tepër është pasioni dhe dëshira për të ndarë me njerëzit, duke thënë se gjuetia me pushkë nënujore, është gjuetia më selektive në sportin nënujor.

Peshku më i madh që unë kam kapur ka qenë një gofë 40 kilogramë. E goditi një kolegu im, por kur pashë para syve të mi, shkoj e dopjoj dhe unë dhe 15 minuta luftë deri sa e kapëm.

Jam stërvitur sigurisht, pasi më para kam qenë futbollist profesionist. Zgjodha që të ardhmen time ta shihja ndryshe dhe zgjodha universitetin, diçka ndryshe, por më mbeti pjesa e pasionit, se njeriu pa pasionin vdes.

Pasionin e kisha pak të trashëguar nga stërgjyshi, nga gjyshi, nga xhaxhai. Në një farë mënyre vazhdova trashëgiminë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy