Abilaliaj: Partizani ka ndryshuar, janë përgatitur disa variante për ndeshjen me Bate Borisov

Abilaliaj: Partizani ka ndryshuar, janë përgatitur disa variante për ndeshjen me Bate Borisov

Për mikrofonin e MCN TV, para sfidës Partizani-Bate Borisov, foli drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj. Ai deklaroi se ka qenë një periudhë e ngarkuar për skuadrën, por shtoi se Partizani ka ndryshuar me trajnerin e ri. “Ka qenë një periudhë e ngarkuar. Ishte një periudhë e vështirë, jemi munduar të ndryshojmë shumë gjëra. Kemi ardhur në një moment, që përveç se nuk kemi ndeshje në këmbë, do shikojmë një Partizan ndryshe, më shumë kualitet dhe cilësi në fushë. Janë përgatitur disa variante për ndeshjen. Kemi marrë masat, në bazë të mënyrës së performancës së Bates në kampionat. Gjithçka do e shikojmë në fushën e lojës.”, deklaroi Abilaliaj. Sfida mes Partizanit dhe Bate Borisov, do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy