
Në ditën e parë të vitit 2022 janë regjistruar 482 të infektuar me koronavirus dhe një humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3,068 testime të kryera rezultuan pozitivë 482 qytetarë, në këto bashki:
225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamzë, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë. Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.



