
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita gaboi që i dha Bashës rolin e liderit të opozitës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se opozita nuk duhej t’i besonte një njeriu, të cilit nuk i besonte as partia e vet.
Një nga momentet më të rëndësishme për opozitën janë zgjedhjet lokale. Lulzim Basha ishte peng. Në gjithë këtë histori nuk mund të justifikojmë se i ka fajet Lulzim Basha. Kemi edhe ne faj që i dhamë besim. Një njeri që nuk e pranonte partia e vet për lider, ne donim ta bënim lider të opozitës.



