Sindikata e taksistëve ka zhvilluar sot një protestë ku kërkon nga Bashkia Tiranë që të përcaktojë vendqëndrimet e tyre ndërsa hedh akuza për dhënie licensash pa kriter.
Lidhur me këtë Gëzim Karanxha sekretar i përgjithshëm i sindikatës së punonjësve të transportit në studion e lajmeve në MCN ka renditur 5 kërkesat e tyre për të cilat u shpreh se ulja e çmimit të karburantit i shërben dhe qytetarëve.
Ai tha se vendi ynë ka çmimet më të larta në rajon sa i përket karburantit, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë pasi ngre dyshime se drejtorë të bashkisë kanë nxjerr 40 licensa.
Sipas tij problemet e tyre i janë drejtuar Veliajt dhe nëse nuk marrin përgjigje ata paralajmërojnë protesta pa afat.
Për shërbimin taksi ka shumë probleme por jemi ndalur te 5 kërkesa që janë përcaktimi për vendqëndrimet e taksive, mënjanimi i automjeteve të pa pajisura me licensë, të ulet cmimi karburantit, organet e qarkullimit rrugor shërbimi taksi të trajtohet me përparësi si dhe përcaktimi i numrit të licensave.
Bashkia merr të ardhura me licensa të pafund, ndërsa se çfarë të ardhurash kanë këta s’ka rëndësi. Ato kompani të reja që marrin licensa thjeshtë janë duke pastruar lekun sepse shërbimi i vetëm që i bëjnë qytetarëve është duke ulur çmimin dhe shumicat e licensave i kanë drejtorët e bashkive. Emrat nuk i di, por këto i gjejnë institucionet dle të hetojë prokuroria. Ke drejtorin e bashkisë që ka nxjerrë gati 40 licenca.
Çmimi i karburanteve po ti referohemi vendeve fqinjëve edhe pse vijnë dhe e marrin tek ne, Kosova dhe Maqedonia është më e ulët, këtu ngrihet çmimi. Çmimi i karburantit i shërben të gjithë qytetarëve nuk themi të ulet vetëm për shërbimin taksi. Me çmimin po abuzohet, oligarkët e karburanteve po abuzojnë dhe këtu duhet të ndërhyjnë institucionet. Këto makina të licencuara kanë disa kritere, por ata nuk plotësojnë asnjë kriter, sepse ato janë prona të drejtorëve të bashkisë.
Më tej Karanxha tha se kërkesat e tyre ja kanë drejtuar bashkisë dhe vitin e kaluar, ndërsa ka vendosur që ti drejtohen sërish Veliajt të hënën dhe nëse nuk marrin një përgjigje për zgjidhjen e kërkesave të tyre, atëherë do të nisin një protestë pa afat.
I jemi drejtuar bashkisë së Tiranës, Veliajt dhe institucioneve tona, por ne i qëndrojmë kërkesave tona sepse këto probleme janë në të gjithë Shqipërinë. Fillimi është në Tiranë. Ne i jemi drejtuar me këto kërkesa në 2023.
Unë do i drejtohem dhe të hënën do ja çoj përsëri bashkisë së Tiranës dhe nëse këta nuk reagojnë deri të hënën tjetër atëherë ne do fillojmë protestën pa afat. Nëse ata nuk reagojnë për ne fillojnë protestat pa afat dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne shumë shpejt do organizohemi dhe në rrethe por do e nisim nga Tirana sepse problemi më i madh është Tirana.



