Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është duke u përhapur me shpejtësi në pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqare, Drenie dhe Lofkënd.
Në vendngjarje ndodhen forcat ushtarake të repartit të Poshnjes, si dhe zjarrfikësit e Mallakastrës dhe Patosit.
Shkurret e dendura dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Deri tani, raportohet se janë djegur rreth 5 hektarë pyll dhe shkurre, që nga pasditja e djeshme.



