Tërmeti shkatërrues/ Mbi 6 mijë viktima në Turqi e Siri, të mbijetuarit do të strehohen në Antalia

Tërmeti shkatërrues/ Mbi 6 mijë viktima në Turqi e Siri, të mbijetuarit do të strehohen në Antalia

Mbi 6300 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë, ndërsa ekipet e shpëtim-kërkimit vijojnë punën për gjetjen e të tjerë shtetasve që kanë mbetur nën rrënoja. Autoritetet vendase kanë thënë se qindra persona të tjerë vijojnë të jenë nën objektet e shembura, ndërsa lëkundjet e tërmetit 7,8 ballë janë ndjerë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrues do të strehohen në disa hotele në Antalia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy