Inxhinieri i shpim-përpunimit të vendburimeve të naftës e gazit, Fatmir Shehu, zbulimin e bujshëm të rezervave të mëdha të hidrogjenit në Bulqizë, e komenton me faktin se gjithë shoqëria njerëzore është në kërkim të burimeve të reja të energjisë, pasi burimet që kemi po kritikohen.
Në emisionin “MCN Economy”, inxhinieri deklaroi se duhet të minimizohen lëndët fosile, si nafta dhe qymyri dhe të kalohet hap pas hapi tek burimet e reja të energjisë, duke nënvizuar se është një detyrim i shoqërisë njerëzore që të kërkojë burime energjie të reja.
Lidhur me hidrogjenin, nuk është se nuk është njohur në pikëpamjen energjetike, por duke pasur naftën, gazin dhe qymyrin, nuk është vrarë shumë mendja për prodhimin e tij.
Deri më sot hidrogjeni është prodhuar në mënyrë artificiale, pasi përdoret në shumë fusha, në teknologjinë ushqimore, për prodhimin e mandarinës, edhe për prodhime të tjera.
Në industri nuk ka ndonjë përdorim të gjerë, por aktualisht ka filluar të përdoret në transport.
Hidrogjeni nuk ka ndotje, ndaj kërkohet që të futet në përdorim, në ndryshim nga nafta dhe qymyret, hidrogjeni është më ekologjik, më i pastër.
Bota ka makina me hidrogjen. Problemi është se hidrogjeni kërkon bombola të fuqishme, voluminoze, të cilat nuk mund t’i ketë një makinë e vogël, por trenat, makinat me tonazh të lartë i përdorin.
Se hidrogjeni mund të shkaktojë shpërthime të forta. Hidrogjeni prodhohet edhe nga reaksioni mes hekurit dhe ujit.
Nëse aty pranë ka ndonjë rezervë hekuri në reaksion me ujin, krijon hidrogjen. Vetë uji ka përbërje të madhe hidrogjenit.
Hidrogjeni është në përbërje të gjithë materialit organik, të gjithë hidrokarbureve të naftës.
Hidrogjeni kuotohet rreth 14 dollarë për kilogramë. Sasi të tilla rrjedhin vetëm nga prishjet tektonike dhe prishje tektonike ka.
Mund ta kanalizosh dhe mund ta përpunosh dhe ta shesësh. Kërkon një infrastrukturë.
Vendi ynë përveç shkëmbinjve sedentarë ka shkëmbinj magmatikë.
Hidrogjeni është një material energjetik, funksionojnë, makinat, avionët, e zëvendëson naftën në pikëpamjen konceptuale, por nuk e zëvendëson dot me kërkesat konkrete, pasi 60% të potencialit energjetik e mbulon nafta dhe gazi.
Mund të bëhet me kalimin e kohës. Duhen gjetur rezervat gjithmonë e më shumë dhe duhen vendosur në dispozicion të ekonomisë.
Normal që natyra gjërat i bën më të lira se sa t’i prodhosh, por duhet ta gjesh në ato sasi që të spostojë dora dorës, këto lëndët e tjera që etiketohen si ndotëse.
Nafta është lëndë e parë për petrokiminë dhe duhet ruajtur që të japë kontributin e saj te petrokimia, ne bëjmë krim që e djegim.
Zvogëlojmë sasinë e lëndës së parë te petrokimia. Hidrogjeni do zërë vendin e tij, nuk mund ta zëvendësojë naftën në mënyrë tërësore, si në prodhimin e plehrave kimike, azotike.
Çdo ingrendient energjetik duhet vënë në vendin e tij, por për momentin për hidrogjenin po merren shumë masa dhe ishalla zhvillohet dhe më tej dhe do e minimizojë përdorimin e lëndëve fosile.
Ne duhet ta konsiderojmë si pasuri hidrogjenin, siç konsiderojmë diellin, erën.
Do na shërbejë si nafta, është një lëndë energjetike që duhet menduar me efiçencë sa më parë.



