
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGoniga” deklaron se nuk kemi të bëjmë aspak me një lojë politike, por me një akt akuzë që nuk është prodhuar nga mediat qoftë vendase apo amerikane, por një institucion i drejtësisë amerikane dhe kjo e bën aktin më të rëndë.
Nga studio e MCN Live, Blushi deklaroi se nga 70 fakte të drejtësisë amerikane, 14 implikojnë direkt Kryeministrin Rama.
Nuk jam në pritje të Ramës. Se të presësh nga ai është si të presësh nga një kriminel të tregojë krimin që ka kryer, shqiptarët presin që SPAK të mos jetë i vonuar në zbulimin e kësaj çështje.
SPAK duhet të kishte vendosur kontakt me homologët përtej oqeanit dhe për të nisur një hetim serioz.
Rama ka bërë çdo përpjekje për të bllokuar hetimin dhe për t’i mbyllur gojën opozitës në Parlament. Rama po bën çdo përpjekje për ta minimizuar këtë skandal.
Për një zyrtar të këtij niveli së pari duhet të nisë hetimet SPAK, aq më tepër që për ngritjen e këtij institucioni kanë investuar amerikanët.
Kemi një dokument zyrtar të gjykatës amerikane të Columbia ku në 14 faqet renditen të gjithë provat që janë faktuar lidhjet mes McGonigal dhe Edi Ramës.
McGonigal është takuar dhe me Safet Gjicin, por pse nuk përmendet në këtë akt-akuzë.
Pse nuk përmendet Taulant Balla dhe Erion Veliaj se dhe ata janë takuar?
Dokumentet që kanë furnizuar McGonigal për të stisur një hetim ndaj opozitës në Shqipëri, kanë dalë nga zyra e Kryeministrit.
Rama i është shmangur llogaridhënies në Parlament, se është i implikuar drejtpërdrejtë në këtë aferë.
SPAK është shumë i vonuar dhe Kryeministri nuk mund t’i mohojë një të drejtë kushtetuese opozitës për të dhënë llogari para parlamentit për një çështje ku është implikuar direkt.
Prova është prodhuar nga një institucion i drejtësisë amerikane. Kaq mjafton për të nisur hetimet në Shqipëri.
Të bësh sot avokatinë e Edi Ramës është një siklet shumë i madh dhe unë përpiqem që ti kuptoj të gjithë ata njerëz.
Nuk mund të presësh asgjë nga Edi Rama, përveç shantazhit, dhunës dhe korrupsionit. Se kur korruptoi një zyrtar kaq të lartë të FBI, imagjinoni si i shantazhin zarat e vetë.
Rama ka përdorur zyrën e Kryeministrit për qëllime personale, për asgjësimin e opozitës dhe shtetit ligjor.



