Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, hedh poshtë zërat se në Ukrainë, ndodhen mercenarë shqiptarë.
Në një mesazh të saj në Twitter, ministrja e cilëson si një gënjeshtër që përsëritet nga Moska.
“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”.



