Samiti i G-20-s/ Avioni i kancelares Merkel bën ulje të detyruar në Këln

Samiti i G-20-s/ Avioni i kancelares Merkel bën ulje të detyruar në Këln

Avioni që duhej të çonte kancelaren gjermane Angela Merkel në kryeqytetin argjentinas për të marrë pjesë në samitin e G20-s bëri ulje të detyruar në Këln për shkak të problemeve teknike.

Avaria u konstatua ndërsa avioni po fluturonte sipër Holandës, raporton DPA, e cila botoi pamjet e tij - një Airbus 340 - i rrethuar nga zjarrfikësit në aeroportin e Këlnit. Një avion i Forcës Ajrore Gjermane është përdorur më pas për të dërguar kancelaren gjermane në Argjentinë.

Ndërkohë, hetimet kanë nisur në disa pista, përfshirë edhe atë të një manipulimi të qëllimshëm të mjetit fluturues.

Avioni “Konrad Adenauer” ka pasur probleme edhe në në shkuarën, megjithatë mediat kanë spekuluar duke përmendur edhe mundësinë e një sulmi kibernetik.

Por Aeronautika Ushtarake gjermane e ka përjashtuar mundësinë e sabotazhit. “Nuk ka asnjë indicie që na çon ën pista kriminale”, ka thënë zëdhënësi. Kancelarja gjermane dhe ministri gjerman i Financave kanë mbërritur me vonesë në samit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy