Drejtoresha e Tatimeve Vlorë kërkoi urdhër mbrojtje, i ati: Djegia e makinës për shkak të detyrës (VIDEO)

Drejtoresha e Tatimeve Vlorë kërkoi urdhër mbrojtje, i ati: Djegia e makinës për shkak të detyrës (VIDEO)

Babai i drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, Muhamet Çota, thotë se makina e së bijës është djegur për shkak të detyrës.

Detajet i sjell korrespodenti i MCN TV, Edi Ruçi i cili ndan edhe deklaratën e babait të zyrtares së bashkisë Vlorë, por edhe detaje të reja.

Ai shprehet se disa ditë para se ti digjej automjeti, zonja Shiko ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të konflikteve për shkak të detyrës që ka pasur kohëve të fundit. 

Makina është e vajzës, mbrëmë rreth orës 22.15 një komshiu ynë pa tym në garazh. Shkuam dhe pamë që në makinë po dilte tym.

Është e qëllimshme mbi 1000%, për shkak të detyrës së vajzës, vajza punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë.

Makina ka qenë e parkuar në brendësi të garazhit të pallatit ku jeton zonja Shiko dhe paraprakisht dyshohet se është spërkatur me benzinë para se t’i vihej flaka.

Policia njoftoi zyrtarisht se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases Anjeza Shiko, banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy