Kryeredaktori i MCN TV Leonard Mitro komentoi në edicionin e lajmeve vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis në zonat minoritare në Jug të Shqipërisë, duke e konsideruar një vizitë kurajoze, legjitime, por të vonuar. Duke u ndalur te çështja e detit, Mitro tha se dyshon që Rama të jetë një negociator i besueshëm, duke marrë parasysh raportet me Ankaranë dhe miqësinë me Erdoganin.
Sipas tij kreu i qeverisë po merr kohë për të mbajtur pezull diskutimet me probleme etnike. Ndër të tjera kryeredaktori i MCN tha se dyshon që edhe Presidenti është në funksion të gjithë axhendës së qeverisë, pasi artikuloi parimin e reciprocitetit mes dy vendeve.
Në të gjitha këndvështrimet është një vizitë historike, e para sepse vjen 31 vite pas vizitës së parë të një kryeministri grek, babait të Mitsotakis, dhe e dyta sepse vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë janë në hulli dritë-hijesh që zgjasin prej vitesh. E rëndësishme ishte që nuk pati incidente, më sa duket edhe policia ka qenë në gatishmëri të plotë. Incidentet s’do t’i shërbenin klimës që duan të ndërtojnë dy vendet, ndërkohë që në tavolinë janë çështje të nxehta si përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe shelfit kontinental.
Vizita është kurajoze sepse gjithmonë ka pasur debate mbi përkatësinë etnike dhe kulturore atje. Rëndësi kë fakti që jo vetëm në Himarë, por edhe në kryeqytet ka popullsi greke, dhe kjo se pengon një kryeministër të takojë popullsinë me përkatësinë entike apo kulturorë të popullsisë dhe një diskutim i kahershëm nëse Himara duhet t’u përkasë zonave të njohura me ligj si minoritet, apo jo, por kjo ka pak rëndësi. Himara ka pasur probleme të vazhdueshme me pronësinë, kjo edhe për qytetarët me kombësi shqiptare. Vizita në Himarë është tërësisht legjitime, është e vonuar, shumë e vonuar. Nëse një kryeministër viziton popullsinë me përkatësi etnike në një vend tjetër, do të thotë që ka munguar vëmendja e Greqisë
. Ky ishte një hap i mirë, i duhur, por i pamjaftueshëm, duke parë përmbajtjen e axhendës së vizitës. Nuk duket që kjo vizitë të jetë shoqëruar me paketa të veçanta të mbështetjes ekonomike. Në zonat e minoritetit, si në gjithë Shqipërinë, emigrimi masiv është fakt, mungesa e shërbimeve është fakt, po ashtu infrastruktura. Personalisht mendoj që duhej të shoqërohej me një paketë ndihme, ose financiare.
Greqia e çmon faktin që minoriteti grek në Shqipëri është një urë lidhëse mes dy vendeve, por nga ana tjetër është një faktor politik, mbi të cilin me shumë të drejtë Athina mund të ngrejë narrativën për të drejtat e njeriut, apo pronësisë, në raport me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për integrimin europian. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj qeveria shqiptare heziton të nënshkruajë dokumentin e përbashkët që do ta çonte këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare. Vizita e Micotaqis në Samitin e Tiranës kishte në fokus çështjen e detit. Dendias u takua edhe me përfaqësues të opozitës dhe Presidentin.
Nga burimet tona diplomatike në tryezë është diskutuar që nënshkrimin e dokumentit që do shkojë në Hagë duhet të përfshihet edhe garancia që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pala shqiptare të mos kontenstojë vendimin. Ka kërkuar dakordësinë jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës. Qëndrimi i Presidentit lë vend për shumë pikëpyetje. Ai për herë të parë artikuloi parimin e reciprocitetit mes dy vendeve.
Qeveria shqiptare e kërkon çështjen e detit të pashkëputur me çështjet e tjera, kujtojmë këtu abrogimin e ligjit të luftës apo ligjin e pronësisë. Unë dyshoj që z. Rama i ndikuar nga marrëdhëniet aktuale që ka me Ankaranë, me miqësinë e ngushtë me Erdoganin, druaj se është negociator i besueshëm në këtë pikë për të çuar çështjen e detit në Hagë. Besoj që po merr kohë duke dhënë dakordësinë parimisht, por duke mbajtur pezull gjithë diskutimet me probleme të natyrës teknike, nga ngritja e grupeve teknike, si dhe deklaratat e Presidentit që zgjidhet duhet të jenë reciproke. Dyshoj se Presidenti në këtë pikë është në funksion të gjithë axhendës së qeverisë”.
Mitro tha se si Rama ashtu edhe Mitsotakis synojnë që të shfrytëzojnë momentin për të thithur vota në prag të zgjedhjeve.
Gjithë sa bëri në Samitin Europian duke u kthyer në personazh kryesor, edhe në këtë rast nuk humbi kohë për të qenë bashkë me kryeministrin grek në Dropull. Përveç shfaqjes, i shërben kryeministrit edhe për zgjedhjet e 14 majit, edhe ai do tentojë si kryeministri grek, edhe Rama dhe Mitsotakis do ta shfrytëzojnë këtë moment për të marrë ç’të mundin nga zona e elektoratit në zonat minoritare dhe në Jug të Shqipërisë”.



