Policia e Kosovës ka nisur hetimet për grafitet që u shfaqën dje në Zubin-Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviç.
Mesazhet po konsiderohen “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” nga autoritetet hetimore.
Kujtojmë që dje u shfaqën grafite ku shkruhej: “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Ndërkohë sot do të organizohet një protestë nga serbët lokalë në Mitrovicën e Veriut për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit.



