
Avokati Ledio Braho në nëj lidhje skype me MCN Live ka komentuar skemën e mashtrimit me mikrokrteditë për të cilën u shpreh se është në dijeni të saj pasi me disa përmbarues është në procese ligjore. Ai tha se kallëzimi për skemën e mashtrimit është i vjetër i bërë nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa theksoi se këto janë raste tipike të skemave piramidale.
Sipas tij kontrollin e ka kompetencë Banka e Shqipërisë por që s’ka pasur asnjë angazhim deri tani dhe kjo sjellë dhe ato probleme nga të cilat janë prekur 300 qytetarë.
Në fakt për këtë rast jam në dijeni se lidhur me këto institucione kam pasur dhe procese gjyqësore pikërisht për këto çështje. Shumica e proceseve janë të papërfunduara. Ka pasur shumë raste që janë abuzive sidomos vlerave, ka pasur raste që detyrimi ka qenë shumë pak lekë dhe në skemë janë përfshirë shumë qytetarë që pronat e tyre të mos shiteshin në ankand për pak lekë janë detyruar të marrin kredi brenda këtyre institucioneve.
Këto janë raste tipike të skemave piramidale, por pash që historia ka të bëjë me një kallëzim të vjetër të bërë nga ish-ministrja Gjonaj dhe është ekzekutuar vetëm sot. Ata që janë dënuar me arrest me burg nuk ndodhen në Shqipëri siç ndodh rëndom dhe ishin ekzekutuar vetëm masat arrest në shtëpi.
Me çfarë unë pash masat ishin ekzekutuar vetëm për përmbaruesit ndërkohë personat e tjerë në kërkim me pozicione drejtuese shohim që për institucionet shtetërore që kanë pasur detyrimin për ti mbikëqyrur këto institucione dhe baza ligjore në momentin kur nuk funksionojnë duhet të merren masa. Të gjithë këto raste qytetarët kanë qenë të angazhuar me avokatë por s’ka ndodhur asgjë. Institucionet shtetërore kanë pasur dijeni se çfarë ka ndodhur me këto. ;

Më tej ai shtoi se ministria e drejtësisë ka kompetenca sa i përket përmbaruesve, sa i përket institucioneve financiare ajo është kompetencë e drejtpërdrejtë e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë që s’ka pasur asnjë angazhim deri tani. Nëse Banka e Shqipërisë si ka mundësitë ligjore për këtë kush i ka. Përderisa ke licencimin dhe kontrollonin duhet ti mbikëqyrësh në lidhje me shitjen e kredive të cilat nuk janë bërë vetëm mes institucioneve të licencuara por dhe të palicensuara. Ka shumë dritëhije në këtë histori që duhen hetuar. Këto janë probleme sepse nga këto probleme vijojnë dhe këto pasoja që janë prekur 300 mijë persona, se në momentin që përfshihesh në kredi preket e gjithë familja.
Braho tha se ka banka që kanë ortakëri offshore të dyshimta, ndërsa theksoi se nëse vërtetohet se bankat shërbejnë për të pastruar paratë kjo është punë e SPAK.
Këto skemat me mikrofinanciare lulëzojnë në vende me varfëri, nuk është Shqipëria i vetmi vend. Blen një telefon dhe për atë telefon të marrin shtëpinë pas 5 vitesh. Sa i përket asaj që Dumani tha dje të gjithë e dimë që është ngritur alarmi për pastrimin e parave dhe e dimë që ky pastrim bëhet përmes shitblerjes së pasurve të paluajtshme.
Këtu në Shqipëri mund të ketë mijëra zyra që merren me këto transaksione. Patjetër që pa ndihmesën e bankave dhe kreditë që ato japim kjo nuk mund të bëhet. E dimë që dhe bankat kanë ortakëri offshore dhe kur nuk e di me kë, kjo patjetër që sjell dhe dyshime se paratë mund të vijnë nga krimi i organizuar. Kjo ka nevojë për hetime të thelluara dhe duhen hetuar si një grup i strukturuar kriminal dhe jo për shpërdorim detyre. Nëse shihet se bankat shërbejnë për të pastruar paratë kjo është punë e SPAK. ;



